75 Mall Live Search
07:47 / E Martë, 18 Mars 2025 / L A

Flet Messi: Jam i mërzitur që humbas këto ndeshje të rëndësishme kundër Uruguait dhe Brazilit

Argjentina do të duhet të bëjë pa Lionel Messin në dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.

“La Pulga”, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit shkaku i një lëndimi që pësoi në kohët e fundit.

Messi, është shprehur i mërzitur që do të humb dy superndeshjet ndaj Uruguajit dhe Brazilit.

“Jam i mërzitur që humbas këto ndeshje të rëndësishme kundër Uruguait dhe Brazilit”. “Doja shumë të luaja, por një dëmtim i vogël do të thotë që më duhet të pushoj pak, kështu që nuk mund të jem aty”. “Unë do të mbështes dhe brohoras nga këtu si çdo tifoz tjetër. Forca Argjentina”, u shpreh Messi.

Kampioni aktual i botës, do të përballet me Uruguajin këtë të shtunë në Montevideo, ndërsa me Brazilin 4 ditë më pas në “El Monumental”./IndeksOnline/