Flet mjeku kosovar që u rrah nga dy persona: U godita jashtë orarit të punës, sumuesit u liruan pas 2 ore

Internisti i njohur kosovar, Xhevat Avdiaj, është rrahur dje nga dy persona në Qendrën Komunale Mjekësore të Istogut.
Indeksonline ka kontaktuar mjekun nga Istogu, i cili ka rrëfyer në detaje se si u sulmua.
Ai ka thënë se është sulmuar pasi kishte përfunduar punën dhe që tre persona (familjarë) kërkonin me çdo kusht shërbim mjekësor nga ai.
Avdiaj ka thënë se është goditur me boks dhe është rrëzuar në zyrën e tij.
I zhgënjyer e i mllefosur për sulmin fizik ndaj tij, doktori ka thënë se ka humbur besimin në institucionet e shtetit.
Avdiaj ka thënë për Indeksonlinen se ka qenë i pabesuseshëm vendimi që sulmuesit e tij të lirohen vetëm dy orë pas këtij rasti.
Në audioincizim mund të dëgjoni rrëfimin e Xhevat Avdiajt për sulmin fizik ndaj tij./Indeksonline/