75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Flet motra e Labinotit 22 vjeçar që ndërroi jetë në Burgun e Kumanovës: Nuk iu ofrua ndihmë mjekësore

Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00, në moshën 22- vjeçare ka ndërruar jetë Labinot Misini nga “Lagjja e Trimave”, Kumanovë.

Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk e kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga spitali i qytetit.

Në një prononcim për portalin “Tetova1” të motrës së Labinotit, Liridona Misini, thotë se i vëllai tashmë i ndjerë në një komunikim që ka pasur me të të premten është ankuar se nuk ndiehet mirë.

Sipas saj Labinoti herën e fundit mbrëmë rreth orës 21:00 kishte kërkuar ndihmë, por askush nuk i kishte ofruar dhe ka ndërruar jetë në orë 22:00.

Liridona apelon që të hetohet rasti sepse nuk i është ofruar ndihma mjekësore vëllait të saj në kohë.

Sipas familjarëve, Labinoti ka qenë në vuajtje të dënimit me 9 vjet burgim për veprën që e kishte kryer në moshën 12- vjeçare dhe se në burg është që nga mosha 15- vjeçare.