75 Mall Live Search
22:46 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Flet Mourinho pas ndeshjes me Shkëndijën: Ata na vështirësuan planet tona, por në fund ia dolëm


Skuadra e Tottenhamit ka arritur ta mposhtë me rezultat në 3:1 skuadrën e Shkëndijës në një duel të rëndësishëm për rundin e tretë në Evropa Ligë.


Tre gola i mjaftuan klubi të Tottenhamit që të kualifikohet për play-offin e Ligës së Evropës, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Tottenhamit, Jose Mourinho, ku tha se  kishte një ndeshje të vështirë, por që në fund ia doli.

“Ne nuk ishim më të mirët, por ia dolëm të bënim punën tonë”, tha fillmisht Jose.

“Ata na dhanë një ndeshje të vështirë dhe kishim frikë kur barazuan, por ne futem mekanizmin tonë të sulmit dhe ia dolëm ta fitojmë ndeshje”, tregoi ai.