Flet njëri nga më të votuarit e AAK-së në Deçan: Dorëzimi nuk është opsion i imi, e as i atyre që punoj dhe përfaqësoj!

Kandidati për deputet dhe njëri prej më të votuarve në Deçan, Hajdar Sutaj, ka shkruar një shkrim të gjatë, pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.
Përmes një shkrimi në FB, ai ka thënë se ishte një garë e vështirë brenda subjektit!
Postimi i plotë:
Miq
Sot KQZ-ja publikoi rezultatet perliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Qendrimin tim për procesin zgjedhor do ta them pas shqyrtimit të gjitha ankesave nga PZAP-ja, rinumrimit të votave të shumë vendëvotimeve dhe publikimit të rezultateve perfundimtare!
E kam thënë dhe e përsëris, pavarësisht cili është rezultati perfundimtar i zgjedhjeve, faleminderit nga zemra për gjithsecilin që me ka besuar me votën e tij, gjithë atyre që më kanë mbështetur, u jam mirnjohës përjetësisht, do jemi njeri nga ju, me ju, në sherbimin tuaj, aq sa unë kam mundësi veprimi e ndikimi, pavarësisht përgjegjësive që do kem në të ardhmen.
Ndonëse unë kurrë në jetën time nuk kam pasur ndonjë pozitë të lartë shtetërore apo në parti:
Nuk kam ushtruar funksionin e zv.krymenistrit!
Nuk kam ushtruar funksionin e ministrit!
Nuk kam ushtruar funksionin e zv.ministrit!
Nuk kam ushtruar funksionin e kryetarit të komunës!
Nuk kam ushtruar funksionin e Deputetit!
Nuk kam ushtruar funksionin e kryetarit të degës!
Nuk kam ushtruar funksionin e (për shkak të moshës) as të luftëtarit apo komandat lufte!
Nuk kam ushtruar asnjë funksion në kuader të lidershipit të partisë (nivel qendre)
Megjithatë une jam njëri nga me të votuarit në Aleancë, falë mbështetjes së sinqertë tuajën, falë besimit tuaj, gjeneratave të reja, që duan ndryshim dhe shpresë për të ardhmen e tyre, falë vullnetit të jashtëzakonshem që keni treguar duke me përkrahur pa as më të voglin interes!
Ju me keni bërë të ndihem krenarë!
Ju me keni bërë të ndihemi fitues!
Dorëzimi nuk është opsion imi, e as i atyre që punoj dhe përfaqësoj!
Ju me keni obliguar të jem shumë më aktiv dhe të marrë përgjegjësi më shumë për të ardhmen, të punoj bashkë me ju dhe në sherbimin tuaj!
Ishte garë e vështirë brenda subjektit!
Nuk ishin gjithë kandidatët në garë të barabartë!
Ishte klimë e keqe për partitë që kanë qeverisur deri tani, Aleanca humbi rreth 40.000 vota dhe mori 5 mandate me pak në Kuvend (rrjedhimisht AAK ka vende me pak në Kuvend, në të kundërtën, sikur të ishte rezultati i vitit 2019 unë do t’isha deputet në ruandin e parë)
Kjo nënkupton se lideri dhe lidershipi i AAK-së duhet me reflektu!
Jam i treti me i votuar në Deçan (pas liderit Ramush Haradinaj dhe deputetit Daut Haradinaj) kjo me bën krenar, sepse askush nuk me njeh dhe vlerëson me shumë se vendlindja ime.
Nuk do t’ju zhgenjej kurrë, sepse për numër të banorëve dhe numër të votuesve, jam kandidati me i votuar në komunën e tij!
Nuk kam si të ndihem më shumë krenar!
Faleminderit gjitha atyre qytetarëve gjithë andej Kosovës dhe diasporës për mbëtshtetje dhe besimin e jashtëzakonshëm, ju jam shumë shumë mirënjohës dhe falënderues!
Një falënderim të veçantë për gjeneratat e reja, për mbështetjen e sinqertë të tyre, ju betohen se ju dua me zemër edhe kam me qenë në shërbimin tuaj për çkado që unë mundem!
Ju premtoj që ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë në pergjegjësi të reja, me emer të Zotit!
NUK do të ndalemi KURRË bashkë me ju, me i dhënë shpresë vendit, e prespektivë gjeneratave të reja dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët e vendit tonë, sepse populli ynë, rinia jonë e meriton prespektivën në vendin e tyre, me familjet e tyre!
Do jemi bashkë gjithmonë, të vendosur, të bashkuar, sepse vetëm ashtu jemi më të fortë, sepse vetëm ashtu do të fitojmë, me vullnet, me dije, me energji të reja ?
Përgjithmonë,
Juaji,
Hajdar Sutaj