Flet pa dorëza, Ana e “Për’puthen” thotë se është kërcënuar për vdekje

Ana Kauri ka rrëfyer së është kërcënuar shumë herë gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen”.
Për herë të parë ka treguar se ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet nga persona të panjohur, shkruan Indeksonline.
“Kanë qenë kërcënime në “Instagram” të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti, ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh, ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…”, tha ish konkurrentja.
Kujtojmë, që Ana ka lenë programin javë me parë për shkak se ishte e zhgënjyer nga të gjithë djemtë pjesëmarrës./Indeksonline/
