Flet pronari i klubit ku do të performoj Unikkatil, i quan ‘hajgare’ kërcënimet e Dudës
Sonte në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan pritet të mbaj koncert reperi i njohur, Unikkatil.
Rreth mbajtjes së këtij koncerti ka reaguar reperi nga Gjilani, Duda. Ai në disa postime që ka bërë në rrjetet sociale ka ofenduar e madje edhe kërcënuar pronarët e diskotekës ‘Stop’, shkruan Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline, një nga pronarët e kësaj diskoteke, Albert Sylejmani deklaroj se koncerti do të mbahet ndërsa kërcënimet e Dudës i ka quajtur ‘hajgare’.
“Koncerti do të mbahet, ato janë hajgare”, u shpreh Alberti.
Ndërsa lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e mërkurë ka arrestuar Liridon Bajramin, i njohur si DJ Wrondon, që njëherësh është DJ personal i Dudës, arrestimi i tij është bërë pas kanosjes së pronarëve të diskotekës “Stop”./Indeksonline/