Flet qytetari që nuk e lejoj Bahtirin të pres shiritin: “Iu kam hakmarrë, m’ka pas premtu dy vende të punës”
Qytetarët e një lagjeje në Mitrovicë ia kanë pamundësuar sot kryetarit të kësaj komune që t’ia priste shiritin shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, duke thënë se nuk mund t’ia presë shiritin një shkolle një analfabet.
Prindërit e nxënësve e kanë prerë vetë shiritin e shkollës së re, ndërsa Agim Bahtiri ka ngelur vetëm duke i shikuar, transmeton Indeksonline.
Personi që nuk e ka lejuar Bahtirin të pres shiritin, ka thënë se këtë e ka bërë që t’i hakmerret. Po ashtu ai ka treguar se ai në të kaluarën ka qenë me LDK, ndërsa tani nuk është me asnjë parti.
“Unë e kam bo këta veç për me ju hakmarrë Agim Bahtirit. Se Agim Bahtiri m’ka premtu dy vende të punës. M’ka premtu në fushatë. Kur jam shku në komunë m’ka thanë nuk po të njohë kush je hiq.”, u shprehë ai për KlanKosova.