75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Flet rektori i ri, tregon cilat janë prioritetet e tij me marrjen e mandatit

Naser Sahiti sapo është zgjedhur rektor i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, transmeton IndeksOnline.

Në deklarimin e tij të parë para medieve ai ka thënë se nuk ka çështje madhore që do të ndryshoj tani, por se ka punë të cilat e presin që në start sic është ndryshimet e statutit dhe avancimet e stafit akademik.

Sahiti ka thënë se ndryshimet në statut janë të nevojshme.

“Ndryshime në statut janë të nevojshme sa kam qenë në cilësinë  e prorektorit kemi filluar të bëjmë ndryshme”, tha Sahiti.

Ai tutje ka folur edhe për avancimet e stafit akademik duke thënë se ka nevojë që të bëhen precizime të sakta për të eliminuar dilemat./IndeksOnline/