17:17 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Flet shoqja e Meghan Markle: ‘Ajo gjithmonë ka menduar për gjëra të mëdha’

Një nga gjërat që nuk ka ndryshuar që nga dasma mbretërore është miqësia mes Priyanka Chopra dhe Meghan Markle .

Kohëve të fundit është përfolur për dukeshën Meghan, pasi gazetari i njohur Piers Morgan e kritikoi atë për sjellje si një “Kardashiane”, por menjëherë pas këtyre kritikave, flet shoqja e saj , aktorja Chopra, e cila thotë se ajo gjithmonë ka menduar për gjëra të mëdha.

Në një intervistë të kohëve të fundit për Elle UK, ylli i Bollywoodit vlerësoi dukeshën e Sussex, duke pranuar  “zërin e saj të rëndësishëm” në mbarë botën.

“Megs … ajo ka menduar gjithmonë për gjëra të mëdha,” tha Chopra.
 “Të jesh zë i ndryshimeve është shumë e rëndesishme. Është e mahnitshme që ajo gjeti  nje platformë dhe është në gjendje ta bëjë këtë”

Chopra vuri në dukje se sa shumë jeta e shoqes së saj ka ndryshuar gjatë viteve të fundit pasi ajo ra në dashuri me një pjestar të familjes mbretërore.

“Unë jam besimtare e fortë në aspektin e marrjes se përgjegjësive për jetën tuaj, por duhet të ketë diçka më të madhe që na fut në disa rrethana “, tha aktorja Quantico.


“Fati ka një mënyrë të çuditshme për t’ju ndihmuar të gjeni thirrjen tuaj.”

Në intervistë Chopra gjithashtu foli për bashkëshortin e saj Nick Jonas,  me të cilin ajo u martua në dhjetor dhe se si pritjet e saj për jetën martesore ndryshojnë nga realiteti.

“Unë kurrë nuk do ta kisha kuptuar se një burrë dhe një dashnor mund të jenë të ndryshëm”, tha ajo.

“Kur ju thoni zotimet tuaja, është sikur ky person është familja ime që kam zgjedhur, ka një përgjegjësi të çuditshme për ta dhe një siguri që vjen prej tij” ka shtuar ajo./Indeksonline/