75 Mall Live Search
21:28 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Flet Shpend Ahmeti, tregon nëse PSD do pranonte Qeveri Teknike

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pasi është ftuar nga Gjykata Speciale, pati shumë reagime nga liderë të politikës.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, njëheresh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është pyetur nga Indeksonline se a do të pranonte Qeveri Teknike, pas rënies së Qeverisë Haradnaj.

Ai shkurtimisht ka deklaruar se zgjedhjet janë të domosdoshme.

“Në aspektin demokratik te legjitimitetit, zgjedhjet janë të domosdoshme. Edhe për legjitimitet edhe për ndryshim”, tha Ahmeti për Indeksonline.