75 Mall Live Search
22:01 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / Blerim

Flet Thaçi për vitin 2020: Kam mundur më mirë, sepse nuk duhet kënaqur me pak!

Armend Thaçi u zgjedh futbollisti më i mirë për vitin 2020 në Kosovë me skuadrën e Ballkanit.

Mbrojtësi, tregoi paraqitje të mira këtë gjysmë-sezon me klubin nga Suhareka, shkruan IndeksOnline

Por, reprezentuesi i Kosovës thotë se nuk do të ndalet me kaq, ai në një prononcim për IndeksOnline, tha se çmimi i dhuruar nga FFK i jep atij motiv për të vazhduar edhe më i fortë në pjesën e mbetur te sezonit.

“Një gjysmë-sezon që në fund nuk bëm mirë, për arsye se e humbëm vendin e parë mirëpo ka shumë ndryshime dhe jemi prapë aty afër dhe gjithçka është e hapur”, tha Thaçi fillimisht.

“Në aspektin personal, them se kam mundur edhe më mirë, sepse nuk duhet kënaqur me pak, pasi gjithmonë ka vend për më mirë. E sa i përket çmimit është një vlerësim shumë i madh për mua dhe është obligim dhe detyrimi i imi që ta dëshmoj në vazhdim çmimin që më është dhënë. Armendi do të jetë gjithmonë i përkushtuar në maksimum dhe do të jap më të mirë nga vetja e sidomos tani kur u vlerësova si më i miri”, u shpreh ai.