75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 06 Mars 2026 / L A

Flet trajneri i Al-Nassr-it: Lëndimi i Ronaldos është më serioz seç pritej

Ylli i Al-Nassr-it, Cristiano Ronaldo ka pësuar së fundi një lëndim.

Kjo i ndodhi në ndeshjen e “Saudi Pro League”, ndaj Al-Fayhas ku u detyrua të lë fushën, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Për lëndimin e tij foli edhe trajneri i Al-Nassr-it, Jorge Jesus ku dha një deklaratë shqetësuese rreth gjendjes së futbollistit.

“Pas analizave, shohim se dëmtimi i pësuar nga Cristiano Ronaldo është më serioz seç pritej. Cristiano tani do të udhëtojë për në Spanjë, si lojtarë të tjerë që shkuan për trajtim kur u lënduan. Lëndimi i tij kërkoi trajtim në Madrid me terapistin e tij personal dhe shpresojmë që ai të kthehet shpejt dhe të ndihmojë ekipin”, u shpreh Jesus.

Ende nuk dihet se kur do të rikthehet “CR7” në fushë./IndeksOnline/