75 Mall Live Search
17:09 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / Blerim

Flet trajneri i Dritës: Është një goditje e madhe, por matematikisht kemi ende mundësi

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas barazimit 1 me 1 në derbin e Anamoravës në xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës.

Nuhiu u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij edhe pse ndeshja u mbyll me barazim, gjë që Dritën e largon si pretendentin për titull, shkruan IndeksOnline

Megjithatë, trajneri i ‘Intelektualëve’ tha se përderisa gjasat për titull qëndrojnë matematikisht, atëherë gjithçka është e mundur.

“Është një goditje, por derisa matematikisht të kemi mundësi asgjë s’ka përfunduar. Futbollistët kanë treguar se kanë cilësi. Sot nuk arritëm ta fitonim ndeshjen edhe pse skuadra pati paraqitje të mirë. E kemi dominuar gjatë gjithë vitit, por jo edhe në fund. Mungesat e shumta na kanë pezulluar shumë. Të gjitha përgjithësitë për këto rezultate negative i marr unë si trajner”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Me këtë barazim Drita mbetët tre pikë mbrapa (69 pikë) liderit, Prishtina (72 pikë)../IndeksOnline/