18:12 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

Flet trajneri i Suedisë, a do të kthehet Ibrahimoviç?

Kampionati Botëror po afron dhe tashmë kanë mbetur edhe 93 ditë larg nga ndeshja e parë.

Janne Andersson, trajneri i Suedisë ka folur për një kthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviçit në kombëtare.

Ibra u pensionua nga Suedia gjatë vitit të kaluar, por ai dëshiron rikthimin pasi shteti i tij ka siguruar një biletë për në Rusi.

“Nëse lojtarët ndryshojnë mendjet e tyre, ata do t ëmë lejojnë ta di këtë, atëherë do të kemi një diskutim. Është kënaqësi që të gjithë duan të luajnë për Kombëtare, por kjo nuk e ndryshon mendimin tim. Unë e respektoj cdo vendim të tij, çështja është e mbyllur për mua edhe pse do ishte i mirëpritur”, ka thënë trajneri i Suedisë.

Kombëtarja e Suedisë në fazën e gurpeve do t’i ketë shtetet, Gjermania, Meksika dhe Republika e Koresë./IndeksOnline/

Temat: