Flet trajneri që stërviti Eron Babajn, talentin që shkoi te Milani: Është profil i Zidane
Aron Babaj nga sot është bërë pjesë e akademisë së AC Milan. Djali i Shpëtim Babajt u zyrtarizua me një njoftim nga skuadra e madhe italiane. Hivzi Ahmeti ka qenë njëri nga trajnerët që ka punuar me Babajn në qendrën “1Maximum2 Training Center”.
Ahmeti ka vlerësuar inteligjencën dhe teknikën e Babajt duke e krahasuar profilin e tij me stilin e Zidane.
“Kam vërejtur te Aroni shkathtësi të jashtëzakonshme me topin, inteligjencë loje dhe qetësi në vendimmarrje, cilësi që e veçojnë nga bashkëmoshatarët e tij. Stili i tij i lojës, elegance dhe kontrolli i topit, e afrojnë shumë me profilin e një lojtari si Zinedine Zidane, duke treguar se kemi të bëjmë me një talent të rrallë n’Kosovë.
“1Maximum2 Training Center” vazhdon të dëshmojë se është një vatër serioze e zhvillimit të futbollistëve të rinj, duke nxjerrë çdo vit lojtarë të përgatitur për nivele të larta konkurruese, përfshirë edhe Superligën tonë dhe skena më të mëdha.
E ardhmja është për ata që punojnë fort, besojnë dhe nuk ndalen kurrë.
Aron Babaj është një emër për t’u mbajtur mend” ka thënë Hivzi Ahmeti për Indeksonline.

