09:07 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Flet triumfuesja Dua: Një ëndërr e vërtetë po realizohet!

Dua Lipa, është bërë fituese e dy çmimeve Grammy. Kështu ajo ka shënuar histori, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton Grammy.

Çmimin e parë e fitoi në kategorinë “Best Dance”, duke e marrë çmimin e parë “Grammy” në karrierë, për të vazhduar më vonë edhe më çmimin e dytë, atë në kategorinë “Artisti i ri më i mirë”.

Pas triumfit dhe këtij suksesi, artistja nuk ka harruar që këtë gëzim ta ndajë edhe me fansat e saj në rrjete sociale, shkruan Indeksonline.

Ajo ka postuar disa imazhe ku shihet me trofe në duar, teksa ka shkruar: Unë jam artiste e dy çmimeve Grammy! Përtej e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Dashuria më e madhe shkon për fansat e mi, familjen time, ekipim tim, dhe të gjithë artistët e mrekullueshëm me të cilët punova dhe bashkëpunova. Një ëndërr e vërtetë po realizohet! FALEMINDERIT!/Indeksonline/