75 Mall Live Search
18:11 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Flet vëllai i Florijana Ismailit: Dyshojmë që ajo gjendet në fund të liqenit

Të afërmit e futbollistës Florijana Ismaili janë gjithnjë e më të dëshpëruar për zhdukjen e saj.

Kërkimi për Ismailin është në lëvizje të plotë. Zhytësit e shpëtimit janë duke e kërkuar trupin e saj çdo ditë.

Megjithëse shpresa po pakësohet me çdo orë që kalon shkruan Blick, ndihmësit janë ende në kërkim të lartë në Liqenin e Comos për Florijana Ismailin, e cila është zhdukur që nga dita e shtune.

Ismaili së bashku me një shok kishte hyrë në liqen me një barkë me motor dhe nga ai moment 24 vjeçarja nuk u rishfaq. Që atëherë, çdo gjurmë e saj mungon, transmeton Indeksonline.

Në Como arriti ndërkohë edhe familja e të zhdukurës . Dëshpërimi  i tyre është i madh pas gjithë orëve të pasigurisë.

“Ne ende nuk dimë asgjë. Ne jemi duke pritur për informacion, por ne dyshojmë se Florijana është në fund të liqenit, “tha vëllai i saj për Blick./Indeksonline/