75 Mall Live Search
16:39 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Flet Xhemajli pasi firmosi me klubin e Sunderland: Jam i lumtur që jam këtu, mezi pres të filloj!

Mbrojtësi i Kosovës, Arbenit Xhemajli ka firmosur kontratë me klubin anglez, Sunderland.


Kosovari i’u bashkua klubit anglez me një kontratë 2 vjeçare me mundësi vazhdimi, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, pasi firmosi kontratë, Xhemajli tha se ndihet i lumtur dhe se mezi po pret të filloj me klubin e ri.

“Ndihem shumë mirë që kemi firmosur marrëveshje me Sunderland. Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj. Kam pasur disa biseda pozitive me menaxherin dhe nga sa kam parë, besoj se do të kemi një sezon të suksesshëm”, tha ai.