Flet ylli i Sportingut: Dua ta përfundoj këtë sezon te Sportingu

Sulmuesi i Sportingut, Viktor Gyokeres po lidhet vazhdimisht me një largim nga Sportingu.
Padyshim pas emërimit të Ruben Amorim si trajner i Manchester Unitedit, u shtuan zërat se edhe suedezi do t’i bashkangjitet te “Djajtë e Kuq” në afatin e ardhshëm të janarit.
🚨🇸🇪 Viktor Gyökeres on January window: “I want to finish this season at Sporting. I love it here”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 17, 2024
“New club? We will see when the time comes. I want to play, that’s crucial… and there will be also other factors”. pic.twitter.com/owlqvrITRx
Mirëpo Gyokeres, edhe njëherë u shpreh se nuk do të largohet nga kampioni aktual i Portugalisë.
“Dua ta përfundoj këtë sezon te Sporting. Më pëlqen këtu”. “Klubi i ri? Do të shohim kur të vijë koha. Unë dua të luaj, kjo është vendimtare… dhe do të ketë edhe faktorë të tjerë”.
Gyokeres, aktualisht gjendet në grumbullim me Kombëtaren e Suedisë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku ka shënuar 5 gola në 5 ndeshjet e Ligës C./IndeksOnline/