75 Mall Live Search
12:39 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Flet Zubimendi: Oferta e Liverpoolit më kapi në befasi

Mesfushori spanjoll, Martin Zubimendi është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Sociedadi.

Këtë verë ai po ashtu ka qenë pjesë edhe e ekipit të Spanjës, që arriti të fitoj “Euro 2024”.

Mirëpo pas Evropianit, Zubimendi tregoi si u ndjeh pas interesimit nga Liverpooli për të.

“Oferta e Liverpool-it më kapi në befasi, isha me pushime”. “Ishte një kohë e pakëndshme për mua… por peshova të mirat/të këqijat dhe më pas arrita në përfundimin se alternativa më e mirë ishte të qëndroja në Real Sociedad”, u shpreh Zubimendi.

Zubimendi, këtë sezon ka luajtur 21 ndeshje ku ka shënuar vetëm një gol dhe dy asistime për Real Sociedadin në të gjitha garat./IndeksOnline/