Flet zyrtari i ATK-së të cilit dyshohet se qëllimisht iu dogj vetura

Ekrem Hyseni , zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), që iu djeg vetura në mesnatë në Kalabri ka thënë për “Indeksonline” se nuk ka ide se nga kush iu është djegur vetura atj dhe komshinjëve.
“Ne jemi të dëmtuar , nuk kam dyshime në askend , ne jemi të dëmtuar unë dhe disa komshinjë. Po presim nga policia që të zbardhet rasti”, tha Hysenaj.
Ndryshe si pasojë e një zjarri që shpërtheu në mesnatë në lagjen Kalabria të Prishtinës, janë djegur tri vetura.
Ky zjarr ndodhi në afërsi të kompleksit “Blerti” në lagjen Kalabria të Prishtinës. si pasoj janë djegur tre vetura, tymi kishte depërtuar edhe brenda banesave dhe kishte krijuar panik te qytetarët.
30 prej tyre, ai tha se i kanë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore./IndeksOnline/