13:46 / E Hënë, 04 Janar 2021 / C E

Fletcher bashkohet me ekipin e parë të Manchesterit

Darren Fletcheri do të jetë pjesë e stafit të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer te Manchester Unitedi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra angleze përmes një komunikate shtypi, shkruan Indeksonline.

Darreni kaloi 20 vjet me klubin si lojtar pasi erdhi përmes Akademisë për të bërë mbi 340 paraqitje të ekipit të parë midis 2003 dhe 2015.

Ai ka qenë trajner i U16-s që nga tetori dhe tani do të bashkohet me stafin e ekipit të parë me kohë të plotë.

Si lojtar, Darreni fitoi pesë tituj të Ligës Premier, një Kupë FA, dy Kupa të Ligës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve, si edhe 80 ndeshje për Skocinë. /IndeksOnline/