75 Mall Live Search
11:29 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / L A

Flick: Do të luajmë në finale ashtu siç kemi luajtur në Bernabeu

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur në konferencë për shtyp para finales ndaj Real Madridit.

Për Flick, është edhe mundësi për të fituar trofeun e tij të parë me Barcelonën, që prej ardhjes së tij në verë.

Trajneri gjerman, madje dha një deklaratë të fortë rreth lojës së tij:

“Ne luajtëm shumë mirë në Madrid dhe e kuptoj që nuk duhet të ndryshojmë sistemin tonë të lojës nesër”, u shpreh Flick.

Kujtojmë se finalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës, do të luhet nesër në Jeddah të Arabisë Saudite, që zhvillohet në orën 20:00./IndeksOnline/