11:18 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / C E

Flicku fitoi gjithçka me Bayernin, por Rummenigge e ka gjetur trajnerin pasardhës

Hans-Dieter Flick ka bërë historinë me Bayern Munchenin, duke fituar çdo titull të mundshëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Pesë trofe në vetëm disa muaj që kur e mori drejtimin e skuadrës bavareze që në fillim të sezonit të kaluar shumë pak njerëz besuan në suksesin e skuadrës.

Por presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge është duke e mbajtur në gjemba trajnerin, shkruan Indeksonline.

Numri një i kampionëve të Evropës në një intervistë ka thënë se Flicku mund të qëndrojë maksimumi deri në pesë vjet derisa ka përmendur edhe emrin e trajnerit të ardhshëm.

Shpresoj që të qëndrojë me ne për shumë, shumë kohë, Për herë të parë kam besim te mundësia që një trajner të qëndrojë për një kohë të gjatë”, ka thënë Rummenigge.

 “Nga tre në pesë vjet, do të ishte një periudhë e jashtëzakonshme bashkë”.

Është një trajner që në të ardhmen e afërt mund t’i interesojë Bayernit. Jemi miq akoma sot, flasim rregullisht“.

Xabi Alonso ka një ndjeshmëri që shërben shumë, veçanërisht për të bërë një rrugë të përbashkët me futbollistët e brezit të sotëm”, ka thënë ndër të tjera presidenti i Bayernit.

Me pak fjalë, bavarezët duan t’i hapin rrugën së ardhmes dhe Hansi Flickut, me 55 vjetët e tij, duket se është pothuajse e kaluara për Rummeniggen. /IndeksOnline/