75 Mall Live Search
13:40 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / L A

Flick i ashpër me Dro Fernandez i cili vendosi të largohet nga Barcelona

Barcelona do të humbasë një nga talentët e saj.

Talenti 18-vjeçar, Dro Fernandez ka kërkuar largimin e tij dhe flitet se do t’i bashkohet PSG-së.

Kjo ka zemëruar hierarkinë e klubit në veçanti dhe trajnerin Hansi Flick, i cili e vlerësonte tejet lartë.

Flick, dha një mesazh për lojtarët e akademisë së famshme, “La Masia” ku dhe indirekt e thumboi 18-vjeçarin.

“Dua t’u them lojtarëve të La Masia-s. Ne jemi Barça. Këtu mund të rriteni, të stërviteni me lojtarët më të mirë, të merrni mbështetje të plotë. Nëse doni të luani te Barça, atëherë 100% me gjithë zemër. Duhet të jetoni për ngjyrat e Barçës. Të gjitha të tjerat nuk i dua”, deklaroi Flick./IndeksOnline/