Flick i frikësohet Vedat Muriqit, i kërkon lojtarëve të Barcelonës të kenë kujdes ndaj Mallorcas
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur para përballjes së nesërme ndaj Mallorcas.
Ai ka kërkuar nga futbollistët e tij të kenë kujdes nga sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili po kalon një sezon fantastik, shkruan IndeksOnline.
“Duhet të jemi të përqendruar në finalizimin e aksioneve, por ekipi është në rrugën e duhur. Kundër Mallorcës duhet të kemi kujdes me Muriqin, i cili po bën një sezon shumë të mirë.”, ka deklaruar Flick para gazetarëve.
Vedat Muriqi ka shënuar 15 gola deri më tani këtë sezon me Mallorcn, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë i La Ligas, pasi vetëm Kylian Mbappe ka shënuar më shumë gola se ”Pirati”, duke e dërguar topin në rrjetë plot 22 herë./IndeksOnline/

