Flick i jep zemër skuadrës: Jemi të mërzitur me vdekjen e doktorit, por jemi gati për Benfikën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi para ndeshjes së nesërme ndaj Benfikës.
Hansi Flick tha të hënën se ekipi është në gjendje të mirë për të garuar kundër Benfikës nesër, pavarësisht nga vdekja e Dr. Carles Minarros të shtunën e kaluar.
Trajneri gjerman, i cili qëndroi serioz gjatë gjithë konferencës për shtyp, këmbënguli se dhoma e zhveshjes është e fokusuar dhe e vetëdijshme për rëndësinë e ndeshjes së dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
“Presidenti erdhi në dhomën e zhveshjes dje dhe foli. Dhe unë kam folur edhe me ta. Është një humbje e madhe. Carles ishte një person i madh dhe një mjek i madh. Ai ishte një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit tonë. Do të na mungojë. Por skuadra dëshiron të luajë për të. Kjo situatë është e rëndësishme. Ne jemi të fokusuar në fitoren”, u shpreh Flick.
Kujtojmë se ndeshja mes Barcelonës dhe Benfikës, zhvillohet nesër në orën 21:00 në “Montjuic”./IndeksOnline/