75 Mall Live Search
23:57 / E Martë, 13 Janar 2026 / B XH

Flick i mbyll derën, ylli i Barceonës drejt kalimit të Atletico Madrid

Marc Casado po përjeton një periudhë të vështirë te Barcelona. Mesfushori 22-vjeçar, i konsideruar si një nga talentet më premtuese të dalë nga La Masia vitet e fundit, ende nuk ka arritur të sigurojë një rol të rëndësishëm në ekipin katalanas.

Ashtu si gjatë merkatos së verës, edhe në afatin kalimtar të janarit, Casado po shqyrton mundësinë e largimit nga “Camp Nou”, duke qenë se nuk bën pjesë në planet kryesore të trajnerit Hansi Flick.

Në ditët e fundit, interesimi për të është shtuar nga Atletico Madrid. Klubi madrilen ndodhet në bisedime me Tottenhamin për shitjen e Conor Gallagher për rreth 40 milionë euro, shumë e cila mund të përdoret për të financuar transferimin e Casados.

Trajneri Diego Simeone e sheh mesfushorin spanjoll si profilin ideal për të forcuar repartin e mesfushës, duke e konsideruar atë një zëvendësim të denjë të Gallagher.

Mosha e re dhe potenciali i madh për zhvillim janë faktorët kryesorë që e shtyjnë Atleticon të synojë finalizimin e marrëveshjes. /IndeksOnline/