Flick: Joan Garcia është një nga portierët më të mirë në botë
Deri sezonin e kaluar ishte pjesë e Espanyolit, por mbrëmë Joan Garcia ishte ”hero” i Barcelonës në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.
Portieri spanjoll pati paraqitje fantastike në derbin e qytetit, ku ”blaugranët” shënuan fitore me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Garcia i urryer edhe nga tifozët e Espanyolit, mbrëm tregoi cilësitë e tij të jashtëzakonshme, edhe pse ishte i vërshëllyer nga i gjithë stadiumi për 90 minuta.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e përqafoi Garcia dhe tha se është një nga portierët më të mirë në botë.
“Joan García është një nga portierët më të mirë në botë”, tha tekniku gjerman.
Sipas statistikave, 24-vjeçari bëri plot gjashtë pritje të pastërta për gol, duke u vlerësuar me notën 8.2./IndeksOnline/

