Flick komenton veprimet e Real Madridit pasi kritikoi gjyqtarët

Skuadra e Real Madridit nuk ka mundur ta përbijë humbjen ndaj Espanyolit në La Liga.
Më i zëshmi ishte trajneri Carlo Ancelotti, i cili kritikoi gjyqtarët e ndeshjes, duke u ankuar se mbrojtësi i Espanyloit, Carlos Romero, nuk u ndeshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Kylian Mbappe, shkruan IndeksOnline.
E trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u pyet për këto reagime ku tha se skuadra e tij nuk do të justifikohet pas rivaleve të tyre.
“Kjo është zgjedhja e tyre, ata e bëjnë kështu, nuk është mënyra jonë – Unë thashë pa justifikime dhe ne do ta bëjmë ashtu. Çdo klub ka disa arsye për të thënë diçka. Ne jemi njerëz, është normale në jetë, të gjithë bëjnë gabime.
Arbitrat kanë punë të vështira. Ne duhet të kujdesemi për ta, nuk është e lehtë në këtë situatë… kur mbërrita nuk thashë asnjë justifikim, pa ankim dhe asnjë faj, nuk më pëlqen kjo.”, deklaroi Flick./IndeksOnline/