23:49 / E Martë, 13 Prill 2021 / C E

Flick largohet në fund të sezonit, ja kush do të bëhet trajner i Bayernit

Aventura e Hansi Flick te stoli i Bayern mbërrin në fund.

 Trajneri gjerman, sipas asaj që Lothar Matthaus ka thënë për Sky, do të largohet në fund të sezonit pasi ka marrë ofertë nga DFB (Federata Gjermane) për të drejtuar kombëtaren e Gjermanisë pas largimit të Low.

Veç kësaj, në vend të tij pritet të ulet trajneri i talentuar dhe i ri i Leipzig, Nagelsmann.

Flick do të largohet ndoshta edhe më një tjetër titull kampion dhe pasi ngriti sezonin e shkuar të gjithë trofetë e mundshëm që ekziston, plot 6 të tillë (titull, Champions, Kupë, Superkupë, Superkupë Europe dhe Botëror Klubesh) Sivjet, Bayern u eliminua sonte nga Champions dhe gjithashtu ishte eliminuar me kohë nga Kupa e Gjermanisë. Mbetet edhe kampionati deri në fund por vendimi është marrë.

Debatet dhe raporti i krisur mes drejtorit sportiv Salihamidzic dhe Flick ka ndikuar.