Flick mbetet pa Ferran Torresin, por shikojeni se kush po kthehet

Barcelona ka humbur yllin spanjoll, Ferran Torres. Klubi i Barçës njoftoi përmes një deklarate se sulmuesi i Barçës pëson një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë.
Megjithatë, kjo deklaratë nuk specifikon kohëzgjatjen e kohës që ai do të jetë jashtë, e cila “do të përcaktohet nga evolucioni i tij”.
Por lajm i mirë për Flick-un është rikthimi i Gavit në skuadër. Flick po synon që të kthejë Gavin për ndeshjen e nesërme ndaj Sevillës.
Mesfushori pritet të jetë në listë për ndeshjen e 20 tetorit dhe mund të startojë në El Clasico./Indeksonline/