Flick me fjalë të mëdha për Cubarsin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
Flick, u pyet për yllin e ri të mbrojtjes, Pau Cubarsi i cili nënshkroi kontratën e re që do ta blindojë atë deri në vitin 2029.
“Pau është vërtet i veçantë. Ai duket si një lojtar me shumë përvojë… dhe ai është 18-vjeçar, ai mbrohet shumë mirë, dhe me top ka edhe cilësi të madhe”, u shpreh Flick.
Barcelona, do të ndeshet kundër Rayo Vallecanos në “Montjuic”, nesër në orën 21:00, ku në rast të fitores mund të rikthehet në krye të La Ligës./IndeksOnline/