Flick: Ndaj Bayernit jo për hakmarrje, por për fitore

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Bayern Munichut.
Për gjermanin, është një ndeshje e veçantë pasi që ka qenë më parë edhe trajner i Bayernit dhe nuk munguan lëvdatat për ish-skuadrën e tij.
“Do të jetë një lojë shumë e veçantë. Po punojmë shumë, do të festoj pas ndeshjes dhe shpresoj me fitore. Ne punojmë për të fituar tri pikët, që është gjëja më e rëndësishme. Ata janë një ekip i madh, me lojtarë të mëdhenjë, ne duam të testojmë veten kundër më të mirëve. Kam kujtime të shkëlqyera, por ky është një kapitull i ri… ky është projekti im tani, ne duam të jemi të përgatitur mirë”, ka thënë më tutje Flicku.
Kujtojmë se Barcelona, do të përballet kundër Bayern Munichut, në ndeshjen e tretë të fazës së ligës në “Ligën e Kampionëve”, që do zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/