Flick nuk dëshiron largimin e De Jong nga Barcelona

E ardhmja e Frenkie de Jong te Barcelona është e pasigurtë.
Siç raporton “Sport”, Hansi Flick nuk dëshiron të humbasë De Jongun, të cilin e konsideron një lojtar të rëndësishëm përkundër vështirësive që ka pasur në nivel personal këtë sezon.
Holandezi, aktualisht ka kontratë deri më 2026-tën që do të thotë se ai do të ketë vetëm 12 muaj të mbetur nga koha e verës së ardhshme.
Barcelona nuk ka në plan ta humbasë atë falas, për këtë arsye do të kërkohej një largim nëse ai nuk rinovon./IndeksOnline/