75 Mall Live Search
14:25 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / L A

Flick: Nuk e di nëse Lamine Yamal do të jetë gati për “El Clasico”

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Gjermani, foli për media një ditë para ndeshjes së La Ligas ndaj Sevillës në të cilën synon të vazhdojë ecurinë pa humbje.

Kryefjala ishte mungesa e Lamine Yamal, i cili pësoi një lëndim pas ndeshjes së PSG-së, ku do të mungojë rreth 3 javë.

Flick madje tha se prezenca e Yamalit në “El Clasico”, mund të jetë një pikëpyetje, duke shqetësuar tifozët katalanas.

“Nuk e di nëse Lamine Yamal do të jetë gati për El Clásico”. “Është një dëmtim i komplikuar; nuk është e lehtë të thuhet nëse ai mund të luajë pas dy ose tre javësh. Do ta marrim hap pas hapi”, u shpreh Flick.

Barcelona, do të zhvillojë nesër duelin ndaj Sevillës, në “Ramon Sanchez Pizjuan” në orën 16:15./IndeksOnline/