75 Mall Live Search
23:15 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Gj Sh

Flick: Nuk jam i kënaqur që ndeshja ndaj Villarealit të luhet në ShBA

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit për zhvillimin e ndeshjes mes Villarrealit dhe Barcelonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një deklaratë për mediat, gjermani theksoi se as ai dhe as lojtarët nuk janë të kënaqur me këtë vendim, duke e cilësuar atë si një vendim të marrë nga drejtuesit e La Ligës dhe jo nga klubi, shkruan IndeksOnline.

“Nuk jam i lumtur për Villarreal kundër Barcelonës që zhvillohet në SHBA. Lojtarët nuk janë të kënaqur gjithashtu për këtë. Por është La Liga ai që e vendos këtë,” u shpreh Flick

Vendimi për të zhvendosur disa ndeshje të La Ligës në SHBA ka ngjallur reagime të ndryshme si nga klubet, ashtu edhe nga lojtarët dhe tifozët, të cilët shohin me skepticizëm ndikimin që mund të ketë një hap i tillë mbi ritmin e skuadrave dhe mbështetjen lokale.

Kjo nuk është hera e parë që La Liga tenton të zhvillojë ndeshje jashtë Spanjës, në kuadër të një strategjie për të rritur audiencën ndërkombëtare dhe të ardhurat komerciale.

Villareal dhe Barcelona do të përballen me 21 dhjetor, në ”Hard Rock Stadium” në qytetin e Miamit, vendim ky i marr nga Federata e Fetbollit të Spanjës./IndeksOnline/