Flick nuk ka besim te futbollistët e tij, nuk mund të shënojmë tetë gola kundër Kosta Rikës

Gjermania nesër do të luaj ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës, ku kundërshtar i tyre do të jetë kombëtarja e Costa Ricës.
Ka ende hpresaa për një kualifikim tutje të Gjermanisë, e kjo mund të ndodh në disa mënyra shkruan IndeksOnline.
Me një fitore të mundshme të Gjermanisë së paku me dy gola epërsi dhe një humbje ose barazim i Japonisë ndaj Spanjës, atëherë do të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt.
Por në qoft se Japonia fiton ndaj Spanjës, atëherë kombëtarja gjermane do të duhej të fitonte së paku me 8 gola diferenc ndaj Costa Ricës për tu kualifikuar.
E për ketë ka folur trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i cili ka thënë se do të jetë e pamundur të ndodh diçka e tillë.
“Nesër skuadra do të duhet të bëjë një performancë të madhe. Ne duhet të jemi në gjendje të përparojmë në raundin e dytë, por unë nuk ndjej ndonjë presion. Nuk e ndjeva as pas Japonisë.”
A luani për 8-0?
“Do të ishte mendjemadhësi të supozohej se duhet të shënojmë tetë gola. Ne duhet t’i kushtojmë respektin e duhur Kosta Rikës, pasi pësuan shtatë gola ndaj Spanjës, ata treguan aftësinë e tyre mbrojtëse kundër Japonisë. Le të shkojmë të luajmë ndeshjen, ne duam të përpiqemi dhe të sqarojmë gjërat. menjëherë, edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë”.”, ka thënë Flick./IndeksOnline/