Flick pas humbjes nga Japonia: Jam i duhuri për Gjermaninë

E ardhmja e Hansi Flick në stoplin e Gjermanisë është vënë përsëri në dyshim.
Krejt kjo pas humbjes së mbrëmshme në miqësoren me Japonin, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.
Kombëtarja gjermane ka katër humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, por kjo nuk i pengon aspak trajnerit Hansi Flick.
Ai pas ndeshje ka thënë se mendon që është trajneri i duhur për Gjermaninë.
“Po përpiqemi ta përgatisim mirë ekipin dhe kështu mendoj se jam trajneri i duhur. Por e di gjithashtu që futbolli është dinamik, kështu që nuk mund të parashikoj se çfarë ndodh më pas. Unë dhe stafi im, po bëjmë më të mirën për të përgatitur skuadrën në mënyrë të përsosur.”, tha Flick pas ndeshjes./IndeksOnline/