Flick pyetet nëse do ta shikojë ndeshjen e Realit, ja si përgjigjet ai
Ndeshja Espanyol-Real Madridi është më e rëndësishmja për Barcelonën.
Kjo pasi që ata mund të sigurojnë matematikisht titullin, në rast se Reali nuk arrin të fitojë sonte.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick u pyet rreth kësaj ndeshje, por ai dha një përgjigje të shkurtë dhe të prerë.
“Nuk do ta shikoj Real Madridin, kjo është e sigurt. Kjo nuk është për mua. Nëse ndodh diçka, do të më njoftojnë në grupin tonë në WhatsApp”, deklaroi Flick.
Ndeshja Espanyol-Real Madrid, do të zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/

