75 Mall Live Search
16:22 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / Gj. Sh

Flick: Shpresojmë që Gavi të luaj te Barcelona edhe për 15 vite

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për futbollistin spanjoll Gavi.

Ai shpreson që mesfushori 19-vjeçar të jetë pjesë e Barcelonës edhe për shumë vite, shkruan IndeksOnline.

Gavi nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, si pasojë e një lëndimi në ndeshjen Spanjë-Gjeorgji.

Flick ka deklaruar se Gavi dëshiron të rikthehet sa më shpejtë, por klubi po i jep kohë dhe të kujdeset që të kaloj lëndimin plotësisht.

“Kur Gavi është në fushë, ai është në zjarr! Ai dëshiron të kthehet, por ne duhet t’i japim kohë dhe të kujdesemi për të. Ai po bën mirë, ai është një lojtar profesionist dhe të gjithë do ta ndihmojnë të kthehet. Le të shpresojmë që ai të luajë edhe 10/15 vite për Barcelonën.”, ka thënë Flick./IndeksOnline/