75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Flipboard njofton se janë hakuar llogaritë personale të përdoruesve

Kompania Flipboard, është e fundit që ka rënë pre e shkeljes së të dhënave.

Platforma që grumbullon pastime nga ueb faqet dhe llogaritë e ndryshme në rrjetet sociale, njoftoi së është hakuar sistemi i brendshëm nga një qasje e paautorizuar.

Kontrollet që janë bërë për një kohë, kanë mundësuar të merren shumë të dhëna personale të përdoruesve.

Për më se nëntë muaj, janë hakuar llogaritë personale të përdoruesve, të dhënat e të cilëve edhe kanë mundur të kopjohen në ndonjë bazë të dhënash.

Mbetet e paqartë, se kush mund ta ketë kryer hakimet, ndërsa komisioni i Flipboard ka gjetur se kërkimi ka nisur nga qershori i vitit të kaluar, ndërsa u ndalua gjatë mujit prill.

Informacionet në këtë bazë të dhënash, që përfshijnë emrin dhe mbiemrin, emrin që përdorej për Flipboard dhe emailin, ndërsa fjalëkalimi nuk ka qenë e mundur të shihet, sepse është i mbrojtur me një sistem të kompanisë.

Raportohet se nuk dihet numri i llogarive që janë hakuar, ndërsa kërkohet nga përdoruesit t’i ndryshojnë fjalëkalimet.

Në mënyrë të veçantë, të gjithë atyre që i kanë hapur pas majit të vitit 2012, iu kërkohet ta bëjnë këtë përditësim të nevojshëm.