Flitet se Muharrem Jashari ftohet nga Kosova për ndeshjen ndaj Spanjës, Drita s’ka informacione

Në media po qarkullon një lajm se futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari ka marr ftesë nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjen kundër Spanjës.
Indeksonline ka kontaktuar me ekipin e Dritës në lidhje me këto lajme por ata janë përgjigjur që ende nuk kanë informacione në lidhje me këtë.
Klubi i Dritës ende nuk ka marr ftesë në email nga kombëtarja e Kosovës në lidhje me Muharrem Jasharin.
Kosova do të luaj kundër Spanjës me 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45./Indeksonline/