“Flladiten” zemrat e tifozëve të Barcelonës, bëhen bashkë Messi-Suarezi-Neymari
Tifozët e Barcelonës mund të jenë magjepsur me fotografinë e fundit nga MSN-ja e dikurshme.
Messi, Neymari e Suarezi janë bërë përsëri bashkë, por jashtë fushe.
Tre sulmuesit ndër më të fortët në botë janë fotografuar mbrëmë në 10-vjetorin e martesës së Luis Suarezit.
Ylli uruguajan kishte organizuar një ceremoni për 10- vjetorin e martesës ku ka thirrur miqtë e tij nga jeta private dhe futbollistike.
Ardhja e Neymarit llogaritet si një hap i rëndësishëm që braziliani të rikthehet përsëri te Barcelona sezonin e ardhshëm./Indeksonline/
