Flokë të fortë, me super shkëlqim dhe që nuk bien
Flokët e yndyrshëm janë problemi më i madh që femrat hasin. Shampot e kushtueshme kushtojnë një mal me para dhe efekti nuk është ai që kishit dëshiruar.
Sot po iu sjellim 4 maska të thjeshta për t’u përgatitur dhe efekti do jetë i mrekullueshëm.
Maskë me vezë
Përzieni dy vezë me dy lugë ujë. Përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët. Lëreni 10 – 15 minuta, lajeni me shampo të butë.
Maskë prej bananeje
Merrni një banane, një vezë, tre lugë mjaltë, tri lugë qumësht dhe tri lugë vaj ulliri. Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë.
Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe lajeni me shampo të butë.
Maskë me kos
Përzieni një të bardhë të vezës derisa të trashet pak përmbajtja. Përzieni me gjashtë lugë kos me pak vaj.
Përdoreni në flokë dhe lëreni të veprojë 15
deri 30 minuta. Shpëlajeni me shampo të butë.
Maskë me vaj ulliri
Përzieni pesë lugë vaj ulliri me dy vezë. Lyeni tërë hapësirën e flokëve me këtë përmbajtje, pastaj mbuloni me letër plastike ose kapelë për dush.
Nxehtësia e kapelës do ta ndihmojë vajin të futet thellë në strukturën e flokut. Lëreni të veprojë minimumi 30 minuta dhe pastaj shpëlajeni me shampo.