10:05 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Flokë të shprishura, grim të tepruar e gjysmë e zhveshur, Britney Spearsi tmerron me dukjen

Dikur ishte një divë e muzikës, por sot ka mbetur pak nga ajo që të gjithë e kishim idol.

Britney Spearsi, e cila kohë më parë nisi një proces gjyqësor me babain e saj, po mbetet aktive në rrjetet sociale.

Dhe postimet e saj zgjojnë shumë vëmendje dhe kjo e gjitha për shkak të skenave të tepruar dhe pamjes së saj që lë shumë për të dëshiruara.

Së fundi para 26.6 milionë ndjekësve të saj, 38- vjeçarja publikoi një video ku shihet duke vallëzuar në mënyrë provokative e veshur vetëm me bikini.

Me flokë të shprishura, grim të tepruar dhe bikni që mezi ia mbulonin pjesët intime, këngëtarja e njohur nuk la aspak shije të mirë.

Dukja e nënës së dy fëmijëve nuk u mirëprit as nga komentuesit, të cilët ishin aty për ta kritikuar./Indeksonline/