Flokëkuq si babi Harry, kjo është fotoja e re e Archie-t që u fshi menjëherë pas publikimit

Intervista “bombë” që bëri Meghan Markle dhe Princi Harry me moderatoren Oprah Winfrey ishte më e shikuara dhe e përfolura e viteve të fundit. Ish dukesha zbuloi se, megjithëse fillimisht ajo u prit mirë nga publiku dalëngadalë , imazhi i saj filloi të binte dhe pëlqimi nga fansat të mos ishte aq i madh për 1 arsye të fortë: Çifti sussex doli kundër familjes!
Një lajm jo i mirë erdhi dhe për Archien. Flitet tashmë se ai nuk do të ketë asnjë titull por edhe Harryt do t’i merren titujt që ka dhe nuk do të quhet më princ.
Shumë konflikte dhe pakënaqësi kanë ardhur si pasojë e kësaj interviste dhe mosmarrëveshjeve të çiftit ne familjen mbretërore, aq sa tashmë nuk dihet as fundi i gjithë problemeve.
Por në krah të Meghan kanë dalë dhe miqtë e saj dhe së fundmi producentit Silver Tree, i cili ndau një postim në mediat sociale në të cilin deklaroi: “Kjo është Meg. Një person i vërtetë, jo një histori kopertine. Ajo është një nga mikeshat e mia më të afërta dhe më të kujdesshme. Ajo është shoqja që këmbëngul të dëgjojë gjithmonë detajet rreth jetës dhe ditës të të tjerëve më parë se të flasë për veten.”

Për të shoqëruar këtë deklaratë Silver ka publikuar disa foto dhe për çudinë e të gjithëve në të ndodhet dhe Archie. Foto kjo që është hequr më pas por që ka bërë xhiron e medieve pasi mjaftoi që ta ruanin një pjesë e tyre.
Ai shfaqet shumë i rritur dhe me flokë të kuqe njësoj si Harry kur ka qenë i vogël.
