Flokët e Tilda Swinton në Festivalin e Filmit në Venecia fshihnin një dedikim pas tyre!

Stili i saj androgjen, zgjedhjet e modës avangarde dhe qasja e guximshme ndaj bukurisë mund ta kenë bërë të paharrueshme çdo paraqitje në tapetin e kuq të Tilda Swinton.
Por në Festivalin e Filmit në Venecia, flokët e verdhë neoni të aktores, shkonin përtej guximit në modë. Swinton mori pjesë në Festivalin e Filmit për të promovuar filmin e saj të ri The Eternal Daughter dhe zbuloi një model të ri flokësh që i bëri të gjithë të flisnin.
Flokët e verdhë ishin një lëvizje e qëllimshme ndaj ngjyrave të flamurit ukrainas – nuancat e të cilit përfaqësojnë qiellin blu të vendit (që simbolizon paqen) mbi fushat e tij të verdha me grurë (që simbolizon bollëkun/mirëqënien) – në mes të pushtimit rus të Ukrainës.
Kur u komplimentua për pamjen nga një gazetare, fituesja e Oscar, foli për zgjedhjet e saj të modës duke treguar:
“Është nderi im të vesh gjysmën e flamurit të Ukrainës”, sipas Variety.