75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Flora Brovina intervistohet nga policia për fotot e prezantuara në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka arritur tanimë në stacionin policor në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Brovina do të deklarohet për fotografitë e prezantuara dje në Kuvendin e Kosovës.

Ajo dje i prezantoi dy fotografi sipas saj të bëra gjatë luftës në Kosovë, ku në njërën prej tyre shihej një femër duke u dhunuar.

Brovina tha para mediave se e njihte gruan që sic tha ajo, u dhunua nga ushtarët serb, por që më vonë në media u raportua se fotoja është bërë vite më parë në Irak e nuk është nga lufta e fundit në Kosovë. /Indeksonline/